Tifozët “KUQ E ZI” janë të vendosur të vazhdojnë marshimin e tyre, për të kundërshtuar ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi.
Protestuesit të organizuar me banderola të ndryshme dhe flamurin “Authoctonus” kanë marshuar përpara Kryeministrisë dhe më pas drejt ambasadës kroate.
“Nëse keni dinjitet dhe jeni shtet ktheni heroin në shtëpinë e vet”, shkruhet në një nga banderolat e tifozëve.
Kujtojmë se Ismail Morina, i njohur si “Ballisti”, në vitin 2014 ngriti dronin në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Në këto momente rrezikon ekstradimin drejt Serbisë pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut në Kroaci.
Në protestë ishte i pranishëm edhe vëllai i Ismail Morinës, Xhevahir Morina, i cili i kërkoi qeverisë shqiptare të ndërhynte për të mos lejuar ekstradimin e vëllait në Serbi, pasi atje ai rrezikon të dhunohet dhe diskriminohet. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2529″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]