05:04 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi ShowBiz

Orinda dhe Turi i dhanë fund beqarisë, po tani kush e ka radhën

23:06 | 29/07/2017
në ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Orinda dhe Turi i dhanë fund beqarisë, po tani kush e ka radhën

Vetëm dy ditë më parë  moderatori Turjan Hyska dhe këngëtarja Orinda Huta kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre mbi 10-vjeçare. Një dasmë plot të qeshura, gëzim dhe lot, e tillë ishte dasma e Orindës dhe Turit.

Një dasmë e cila që shumë muaj më përpara, ishte përfolur se do ishte dasma e vitit, dhe e tillë rezultoi.

Pavarësisht se Orinda është veshur shumë herë me fustane nusërie nga më ekstravagantët, të ngarkuarit, për dasmën e saj ajo zgjodhi një fustan të thjeshtë nusërie. Madje edhe një tualet dhe model të thjeshtë flokësh. Kështu nga pompoziteti i pasarelave ekstravagante që i kishte përjetuar shumë herë, Orinda Huta preferoi thjeshtësinë.

Por pas dasmës së Orindës dhe Turit, të gjithë janë kurozë se kush e ka radhën. Cili do jetë çifti i radhës që do i japë fund beqarisë.

Dy çiftet e tjera që pritet të martohen janë Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, si edhe Getoar selimi dhe Marina Vjollca.

XHENSILA DHE BESI

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku, do të kenë jo një por dy dasma. Njëra do të jetë me familjet dhe fiset përkatëse, ndërsa tjetra do të jetë me miqtë e tyre. Pavarësisht se nuk e bëjnë të ditur datën e saktë, çifti kanë treguar se do të martohen këtë shtator.

Në këtë rast kaq të rëndësishëm, Xhensila ka treguar se fustanin ia ka besuar Valdrin Sahitit dhe ‘Altar’, ndërsa për dekorin do të kujdeset “Geraldina Sposa”.

MARINA DHE GETOARI

Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi kanë më shumë se 2 vite lidhje. Edhe pse prej kohësh u mësua se shumë shpejt çifti i famshëm i showbiz-it shqiptar do ta kurorëzojnë lidhjen e tyre, datat dhe detaje të tjera ende ishin në kuadrin e thashethemeve.

Mirëpo së fundmi është zbuluar se dasma e tyre do të zhvillohet në shtator, pavarësisht se data nuk bëhet ende publike. Megjithatë mësohet se dasma do të zhvillohet në Prishtinë, në vendlindjen e Getoarit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Orinda hutaturjan hyska
Pas

Shpërthimi në Velipojë, kreu i ISHTI-t: Cisterna e gazit në pozicion të gabuar, pronari s’e kishte deklaruar

Para

Tifogrupi “Illyrian Elite” konfirmon zërat: Dy prej anëtarëve tanë u arrestuan pas protestës

Para
Tifogrupi “Illyrian Elite” konfirmon zërat: Dy prej anëtarëve tanë u arrestuan pas protestës

Tifogrupi “Illyrian Elite” konfirmon zërat: Dy prej anëtarëve tanë u arrestuan pas protestës

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.