Dasma e Turit dhe Orindës është komentuar shumë këtë javë në shumë aspekte. Drejtuesi i kompanisë që ka realizuar dasmën e dy artistëve, Armand Peza ka folur rreth detajeve dhe se sa ka kushtuar dasma VIP me 300 të ftuar.
“Është një rregull i pashkruar: Vajzat shpenzojnë 3 rroga mujore për një veshje nusërie dhe për dekorin e një feste shpenzohen deri në 10 rroga mujore. Jemi shumë larg kësaj vlere, sadoqoftë rroga e Turit dhe Orindës njëkohësisht. Sado të duket glamour kjo festë, nuk është se ka kushtuar aq sa mendohet që ka kushtuar”, ka thënë Peza.
Për të mësuar më shumë mbi detajet ndiqni intervistën e plotë. (B.H/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=PBa4EymL6nc