Mëngjesin e sotëm një person i armatosur ka hapur zjarr në mes dy klubeve në plazhin e Bodrumit ne Turqi. Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën.
Rreth 400 persona ishin në të dyja klubet në atë kohë. Mes te plagosurve jane edhe tre persona pjese e stafit te klubeve.
Po ashtu Në mesin e të plagosurve është edhe Zeynep Molho, gruaja e aktorit të njohur turk Jess Molho.
Ndërkohë që autori thuhet se u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë, policia ka nisur hetimet dhe po kerkon për autorin. (S.SH/Shuplaka)