Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka mbërritur një ofertë e pakërkuar nga një kompani qe kërkon të marrë kontrollin dhe verifikimin e mjeteve përpara regjistrimit dhe më pas lëshimin e lejes për to.
Aktualisht ky shërbim sot jepet nga Drejtoria e Transportit Rrugor, ndërsa një grup pune në nivel teknik është ngritur për të vlerësuar ofertën. Baza ligjore për dhënien e këtij shërbimi te privati ka nisur që në tetor të vitit 2015-të, ku përmes një vendimi, Këshilli i Ministrave i dha të drejtë Ministrisë së Transportit që të përzgjedhë një firmë private, e cila do të licensohej për të bërë kontrollin përpara regjistrimit të mjetit.
Sipas ‘TV Klan “ tarifa që firma ka propozuar do të jetë në të njëjtat nivele, ndërsa grupi i punës është drejt finalizimit të vendimit për t’i dhënë një përgjigje ofertës që ka ardhur.
Ndërkohë që Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve është shprehur se është në pritje të vendimit të Ministrisë së Transporteve për hapjen e tenderit.
(S.SH/Shuplaka)