Dje grupet e tifozërisë shqiptare protestuan kundër ekstradimit të Ballist Morinës në Serbi.
Tifozët protestuan para kryeministrisë në Tiranë dhe pastaj përshkruan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugën e “Elbasanit” për të protestuar edhe para zyrave të FSHF-së dhe Ambasadës së Kroacisë.
Ata kërkuan që shteti shqiptar të angazhohej për ta ndaluar këtë vendim të Gjykatës së Dubrovnikut.
Megjithëse protesta ishte paqësore ata do të procedohen penalisht dhe do të përgjigjen para gjykatës në Tiranë, kjo sepse ata nuk kanë marrë leje për të organizimin e protestës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 29.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit M.R., Z.D., G.Gj., B.K., E.SH., dhe J.G., 22, 27, 29, 32, 27 dhe 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 19:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e “Elbasanit”, kanë organizuar pa lejen përkatëse duke bllokuar qarkullimin e mjeteve, një protestë për mos ekstradimin e shtetasit I. M. Nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal.(B.H/Shuplaka)