“Mos i fol shoferit” është emisioni që riktheu në ekran tashmë dhe në rolin e moderatores aktoren Rudina Dembacaj. Në një emsion që karakterizohet nga batutat dhe pasagjerët e njohur shumë shpejt u bë i ndjekur nga publiku.
Sakaq në një intervistë për gazetën “Panorama”, moderatorja rrëfen edhe sesi gjendet ajo me të ftuarit e saj.
Ndërkohë që moderatorja thotë se përsa i përket zërave se emisioni i saj është i ngjashëm me një projekt të Alketa Vejsiut thotë se nuk ka kopjuar askënd.
Titulli i emisionit tënd “Mos i fol shoferit” është kthyer tashmë në një shprehje metropolitane. Si ndihesh?
Po, mesa duket. Domethënë ne jemi kreativë.
Deri tani cila është pyetja më e vështirë që ke bërë e që të kanë bërë?
Pyetjet e provimeve të fizikës. (qesh)Unë nuk bëj pyetje të vështira, por interesante.
Për timon drejtimi po përflitet Kryeministri Edi Rama dhe ti. Çfarë ju bashkon dhe ju ndan në drejtim apo batuta?
Na bashkon ditëlindja, e kemi të dy më 4 korrik dhe batutat.
Ti çfarë pi para se ngasësh taksinë ku interviston të ftuarit, dhe deri tani ka ndodhur që ndonjë nga klientët ka qenë i dehur?
Unë pi ujë, kafe dhe lëngje. Jo asnjëherë, për fat të mirë.
Duke filluar nga Arian Çani te të ftuarit e tjerë VIP, kush të ka vënë në siklet dhe kush të ka mbajtur vërtet me bisedë të këndshme gjatë emisionit?
Askush nuk më ka vënë në siklet. Ka ndodhur e kundërta, jam ndier shumë komode me të gjithë. Jam kënaqur shumë, pasi ky program më ka dhënë mundësinë t’i njoh njerëzit nga afër.
Duke guiduar në Tiranë e duke biseduar mund të jesh burim aksidenti. E ke menduar ndonjëherë këtë?
Unë i respektoj të gjitha rregullat e qarkullimit. Para pak vitesh, ndalova në semafor shumë shpejt, sepse u ndez drita e kuqe, dhe mendova me vete: “Rudi, përderisa nuk po kalon me të kuqe, domethënë që ka shtet. (qesh)
Bashkëshorti yt bëhet xheloz për djemtë e burrat VIP që merr në taksi, dhe për çfarë të këshillon të kesh kujdes?
Bashkëshorti im ka xhelozi shumë të bukur. E shfaq në forma që më argëtojnë. Kështu që nuk bëj asgjë që ai mos të jetë xheloz. Sillem me çdo njeri, sipas karakterit që kam.
Nëse dikush të propozon në taksi, si do të reagoje?
Do t’i thosha: Ke të drejtë, askush nuk më reziston (qesh), por jam në kulmin e dashurisë.
Dembacaj: E vërteta e përplasjes me Alketa Vejsiun, dhe risitë e taksisë sime
U fol për faktin që ti je treguar më e shkathët duket i marrë projektin Alketa Vejsiut. Ku ndryshon formati yt nga i saj?
E kam thënë disa herë, që nuk është i njëjti format. Nuk kam kopjuar askënd. “Mos i fol shoferit” është e patentuar.
A mund të na zbulosh disa të ftuar të rëndësishëm që i ke në mendje për sezonin e ri?
Jo, sepse programi do të ketë dhe risi, ndaj nuk dua t’i zbuloj.
Të zbulosh sekrete të personazheve të njohur është e vështirë për ty, apo ata bien lehtë në grackën tënde?
Nuk është qëllimi im të bien në grackë. Taksia ime është shumë komode, unë ofroj komunikim të çlirët, ndaj personazhet e njohur ndihen rehat.
Kur kujton “Portokallinë” dhe “Al Pazarin”, çfarë ndjesie e mirë apo e keqe përjeton kur kujton këto eksperienca televizive të së shkuarës?
Në “Portokalli” hyra me rolin e Jozefinës. Kujtoj me shumë mall emocionin e duartrokitjeve të para. Gjithashtu çdo aktor të “Portokallisë, kur e kujtoj, kam ndjesi të mirë.
Kam kaluar shumë mirë. Ndërsa kur kujtoj” Al Pazarin”, ndjesia e mirë është që pushtoja skenën, kisha shumë dinamikë gjatë një shfaqjeje, ndërrohesha shpejt, vija paruket e radhës shpejt. Kur nuk ecte një batutë, improvizoja.
A ka ndjesi më të bukur se suksesi, për një artiste. Ndërsa ndjesitë e këqija unë i kam maksimumi deri në tri ditë, pasi ndodh diçka. Forca ime është se i kam gjithmonë sytë tek e ardhmja.
(E.K/SHUPLAKA)