Në Shkodër është plagosur një 50 vjeçar në zonën e Dukagjinit pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Cukal në zonën e Dukagjinit.
50 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.
NJOFTIMI:
Më datë 31.07.2017, ora 12 :30, kemi marrë njoftim se në vendin e quajtur Fushë Cukal Njësia Administrative Shllak, Vau Dejës se ka të shtëna me armë zjarri.
Nga informacionet e para bëhet me dije se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. P. 50 vjeç banues në fshatin Fushë Cukal i cili po dergohet në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është në gjendje të rëndë.
Menjëherë shërbimet e Policisë janë nisur për ne vendngjarje sebashku me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po behet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.
(J.V/Shuplaka)
Discussion about this post