Pas vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor i cili la në detyrë këshilltaren e LSI-së që votoi pro rritjes së çmimit të ujit ka reaguar sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Endrit Braimllari.
Ai thotë se me vendimin e sotëm të Kolegjit Rama ka treguar që kërkon që me paratë e drogës të kapë çdo sistem në vend.
“Rama tregoi dhe njëherë që ka ndërmend të ketë çdo sistem në Shqipëri, si atë të drejtësisë ashtu dhe atë zgjedhor. Tashmë regjimi i drogës do të ketë në varësi dhe sistemin e drejtësisë.
LSI është e vendosur që të bëjë një opozitë frontale. Kjo është qeverisja e pashpresë e Edi Ramës duke i detyruar shqiptarët që të largohen nga vendi”, u shpreh Braimllari.
Po ashtu gjatë ditës së sotme kujtojmë se kryeministri Rama mblodhi grupin e Task-Forcës mbi situatën e kanabisit në vend.
(E.K/SHUPLAKA)