13:18 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

KLSH zbulon “marrëzinë pa fund” të lojërave të fatit, dëmi në 3 vjet 375 milionë euro

18:12 | 31/07/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
KLSH zbulon “marrëzinë pa fund” të lojërave të fatit, dëmi në 3 vjet 375 milionë euro

Raporti i fundit i auditimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka zbuluar se në fushën e lojrave të fatit është vendosur një rekord i ri dëmi. Plot 375 milionë euro është shifra e të ardhurave të munguara që sipas KLSH nuk janë mbledhur nga ana e institucioneve përgjegjëse.

Periudha e audituar i përket aktivitetit në tre vite 2014-2016 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që përkon edhe me fillimin dhe fundin e aksionit “Fundi i Marrëzisë”, që synoi të sillte në shina aktivitetin e lojërave të fatit në vend.

“Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme 76,4 miliardë lekë nga e cila Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit, në vlerën 50,2 miliardë lekë  si pasojë e mos ushtrimit të kompetencave për kundravajtjet administrative për gjobat e pavendosura në kuadër të konfiskimeve të pajisjeve nga njësia e mbikëqyrjes financiare” thuhet në raportin e KLSH.

Më pas listës i shtohet edhe Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës me një dëm prej 19 miliardë lekësh si dhe Ministria e Ekonomisë, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes me 2.4 miliardë lekë.

Llogaritja totale e dëmit 590 milionë euro

KLSH ndan dëmin e konstatuar në dy zëra. I pari është dëm i shkaktuar si rezultat i parregullsisë dhe shkeljeve financiare në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera afërsisht 14.4 milionë euro dhe i dyti dëmi që vjen si rezultat i shkeljes së disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara në shumën 575.5 milionë euro.

Në total për pjesën e parë të vitit zhvilluan 107 auditime nga të cilat vetëm 54 janë përfunduar dhe evaduar, 16 ende të paevaduar dhe 40 në proces auditimi./ Monitor

Etiketa: KLSHlojera fatiraport
Pas

Nard Ndoka mesazh Ramës: Votat i vodhe me drejtorët që po shkarkon

Para

Shkarkimi i drejtorëve të spitaleve, Vasili: Kryeministri rrënoi shëndetësinë, e çoi 270 vjet pas

Para
Shkarkimi i drejtorëve të spitaleve, Vasili: Kryeministri rrënoi shëndetësinë, e çoi 270 vjet pas

Shkarkimi i drejtorëve të spitaleve, Vasili: Kryeministri rrënoi shëndetësinë, e çoi 270 vjet pas

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi i votave në Tiranë dhe Fier! Berisha: Për hir të transparencës, PD mbështet kërkesat e kandidatëve që kërkojnë rishikim!

Manipulimi elektoral përmes Trenit Bullgar/ Berisha: Kjo video nuk lë më shteg edhe për dyshimin më të vogël

Presidenti Bajram Begaj nderon 147-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Nis seanca në GJKKO për dosjen “5D”, mungojnë tre të paraburgosurit Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato.

Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit! Berisha: Dha kontribut të çmuar për çështjen e Kosovës dhe të shqiptarisë

Shiste doza kokaine në qytetin e Vlorës, arrestohet 17-vjeçari

Shtynë djalin 12-vjeçar të pronarit të banesës të grabiste 6 milionë lekë në kasafortë, arrestohen dy autorët! E pëson edhe i mituri

Tjetër ngjarje e rëndë në shkolla! Nxënësi ther për vdekje asistenten në Francë

Sulmi me armë në shkollë në Austri! Shkon në 9 numri i të vdekurve, shumica janë nxënës

Një koli plot me euro, kapet 43 vjeçari në portin e Vlorës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.