Pas testmit të fundit të raketës që mund të godasë Amerikën, raportet mes dy vendeve janë acaruar së tepërmi, madje ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha të dielën se koha e për fjalë ka mbaruar.
Por duket se mes atyre që kundërshtojnë dhe kanë reaguar ashpër për veprimet e fundit të Koresë Veriore, Kina, Japonia, Amerika, Koreja e Jugut, ka mendime të ndryshme për mënyrën e reagimit.
Ambasadorja e SHBA ka kërkuar nga Kina që të sfidojë Korenë e Veriut, duke qenë në koherencë më reagimin e Trump i cili tha të shtunën se Kina ka vetëm fjalë dhe nuk ka bërë asgjë për Korenë e Veriut, edhe pse përfiton qindra milionë dollar nga SHBA.
presidenti amerikan ka biseduar në telefon me homologun japonez, Shinzo Abe, duke u angazhuar për rritjen e presionit diplomatik dhe ekonomik mbi Korenë e Veriut. Sanksionet dhe presioni mbi Kinën kanë qenë drejtimet kryesore të përpjekjeve për të vënë nën frè programin raketor dhe bërthamor të Koresë së Veriut. (B.H/Shuplaka)