09:38 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zyra e re e bashkëqeverisjes, Rama: Ja adresa ku mund të aplikoni, do pranohen 40 veta

21:05 | 31/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dritan Kaba ‘sugjeron’ lëndën e re në kurrikulat e fillores dhe është kaq e besueshme deri sa…

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar ditën e sotme se do të hapet Zyra e re e bashkëqeverisjes, ku u bën thirrje të gjithë të rinjve që kanë dëshirë për të punuar në qeveri  të aplikojnë.

Sipas tij ne kete zyre do te punesohen 40 persona, dhe do te shqyrtojne cdo ankese apo pakenaqesi per te cilat do te shkruajne qytetaret.

Postimi i plotë:

ZYRA E RE E BASHKEQEVERISJES

[email protected] është adresa ku mund të aplikojë për t’u testuar në konkursin e organizuar për këtë qëllim, çdo vajzë apo djalë, me shkollë të lartë natyrisht dhe përkushtim qytetar, që dëshiron të bëhet pjesë e skuadrës së Platformës online të Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm #përShqipërinëqëDuam✌️???? me #Shtet? #Punë? #Mirēqenie?

Platforma e Bashkëqeverisjes, do të jetë online menjëherë pas betimit të qeverisë së re. Siç e kemi shpjeguar më parë, kjo platformë do të jetë hapësira publike e krijimit dhe organizimit të koalicionit tonë të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm.

Në këtë platformë të re komunikimi, ndërveprimi e bashkëpunimi mes anëtarëve të qeverisë dhe qytetarë të regjistruar si anëtarë të koalicionit qeverisës, çdokush prej këtyre të fundit, do të mund të thotë fjalën e vet për çështje të aktualitetit politik; të ndajë opinionin për politika, vendime, projekt-ligje të qeverisë; tê shprehë interesin për të kontribuar në sektorë të ndryshëm të punës sonë të përbashkët; të afishojë nisma individualë apo komunitare; të organizojë një grup interesi apo një grup qytetarësh për të thirrur në interpelancë ministra ose kryeministrin; të kritikojë punën apo sjelljen e institucioneve, agjencive shtetërore, zyrave të shërbimit ndaj qytetarit në nivel ose drejtuesve e punonjësve të administratës në nivel qendror e lokal, si edhe të denoncojë sjelljet abuzive a korruptive të tyre; të ndajë me publikun historinë e tij personale.

Asnje fjalë, opinion, nisëm, kërkesë, kritikë, ankesë apo denoncim, do të trajtohet me të gjithë respektin e duhur nga kabineti qeveritar, falë pikërisht punës me dy turne dhe gjatë të shtatë ditëve të javës, që do të bëhet në Zyrën e re të Bashkëqeverisjes. Kjo zyrë, ku do të aktivizohen rreth 40 personat e përzgjedhur nga ky konkurs, do të jetë ura lidhëse mes qeverisë dhe anëtarëve të koalicionit të madh qeverisës.

Zyra e Bashkëqeverisjes do të përgatisë për kryeministrin e ministrat, raporte të opinioneve, kritikave, nismave a denoncimeve të njerëzve të zakonshëm; do të organizojë debatet e hapura qytetare si edhe interpelancat e anëtarëve të kabinetit në Platformën e Bashkëqeverisjes; do të monitorojë ecurinë e trajtimit të çdo kërkese, ankese apo denoncimi; do të sigurohet që asnjëra prej tyre të mos mbetet pa përgjigje nga ministria, institucioni apo zyra përkatëse; do të njoftojë qeverinë dhe kryeministrin, për çdo rast kur qytetarëve u është dhënë e drejta vetëm pasi janë ankuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes (çka do të pasojë me masa ndëshkimore për personat përgjegjës për problemin e krijuar për qytetarin), si edhe do të informojë kryeministrin kur një ministër nuk ka siguruar reagimin në afat të dikasterit a të një institucioni varësie, ndaj një kërkese apo ankese të qytetari.

Kush e ndjen se ka dëshirën, aftësinë dhe përkushtimin qytetar, për t’u futur në skuadrën që do të përballojë këtë sfidë unikale për nga përgjegjësia dhe ngarkesa e punës, të mos ngurrojë të aplikojë në adresën [email protected] me një letër motivacioni + CV + dy letra rekomandimi për kandidaturën e tij/saj (nga ish-pedagogë a dekanë të fakultetit ku ka studiuar, drejtues në punë të kryera më parë apo figura të respektuara të komunitetit ku banon)

Pres me padurim të punoj me këtë skuadër kaq të rëndësishme për suksesin e bashkëqeverisjes sonë me njerëzit e zakonshëm✌️

Dhe ah, se për pak harrova, parimi elementar i këtij konkursi: Kujdes! Kush fut mik e ha

(S.SH/Shuplaka)

 

Etiketa: ramazyra bashkeqeverisjes
Pas

Kush janë tre drejtorët e spitaleve, që Rama sot nuk ua kërkoi dorëheqjen si të tjerëve

Para

“Vëllai im ia ka hedhur Enver Hoxhës”, çfarë deklaronte motra e Ismail Kadaresë që ndiqej nga regjimi (DOKUMENTI)

Para
“Vëllai im ia ka hedhur Enver Hoxhës”, çfarë deklaronte motra e Ismail Kadaresë që ndiqej nga regjimi (DOKUMENTI)

“Vëllai im ia ka hedhur Enver Hoxhës”, çfarë deklaronte motra e Ismail Kadaresë që ndiqej nga regjimi (DOKUMENTI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vihet në pranga një 21-vjeçar që shpërndante doza kanabis, në qytetin e Vlorës.

Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh ndaj Mossadit

Roskovec/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Pesë të vdekur pas sulmeve iraniane në Izraelin qendror

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Iran, mblidhet samiti i G7 në Kanada

Vrasja e dy ligjvënësve në Minnesota të SHBA, arrestohet autori i dyshuar

BE-ja në udhëkryq, korporatat e mëdha për të ardhmen? Gara në tregtinë globale dhe hezitimi i Unionit

Çmimet e naftës rriten përsëri, ndërsa konflikti Izrael-Iran nuk tregon shenja qetësimi

Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë

Raporti i OECD/ Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.