Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë stadiumit Dinamo. Një 22 vjeçar ka humbur jetën për shkak se është goditur me thikë.
Gjendja e tij është paraqitur e rëndë që në momentet e para dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. Paraprakisht mësohet se i riu me inicialet M.M është vrarë për shkak të një konflikti të çastit.
Po ashtu bëhet me dije se Policia ka shoqëruar dhjetëra persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen po ende nuk është bërë me dije identiteti i autorit.
(E.K/SHUPLAKA)
