Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka deklaruar se po shikohen disa opsione për zgjidhjen e problemit të mbeturinave në Kamëz. Madje ai thotë se Bashkia ka aplikuar edhe për krijimin e një landfilli por po prêt miratimin nga qeveria.
“Problem është marrja nga terreni dhe venddepozitimi por problem kryesor mbetet djegia e tyre. Edhe në Kamëz djegia ka impakt negativ. Sot banorët nuk protestuan, pasi përveç takimit të djeshëm kam pasur kontakte të vazhdueshme me qytetarët që preken nga djegia e landfillit. U kam treguar zgjidhjen dhe problemin.
Kemi parashikuar në planin urbanistik në përgatitur në këshill për licencën për depozitimin në zonën e Valiasit. Në janar të këtij viti u refuzuam. Por ne bëmë sërish një aplikim të ri në Ministrinë e Mjedisit dhe shpresojmë se do miratohet. Ka 10 ditë që po punohet 24 orë për pastrimin në kushte emergjente pasi nuk kemi vend depozitimi dhe në këto kushte po pastrojmë qytetin në zonat e brendshme gjatë ditës dhe gjatë natës i transportojmë mbetjet. Akset kryesore janë të tejmbushura”, ahprehet Mxiu.
Lidhur me mundësinë e depozitimit të plehrave në landfillin e Sharrës, Mziu tha se kjo është e pamundur pasi ka kosto të madhe.
“Është kosto e jashtëzakonshme për transportin deri atje. Kemi aplikuar edhe vetë për landfill presim miratimin nga qeveria”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu është përgjigjur edhe në lidhje me reagimin e Jamarbër Malltezit, I cili e cilësoi dje sit ë pa pranueshme gjendjen e plehrave në Kamës. Mziu tha se nuk I interesojnë reagimet e njerëzve që s’kanë lidhje me qytetin, por për të mbetet e rëndësishme zgjidhja e problemit.
“Nuk merrem me reagimet për mua mbetet prioritet zgjidhja. Zjarrvënia problem shumë shqetësues, qytetarët më mirëkuptojnë. Njerëz që nuk kanë lidhje me qytetin nuk më preokupojnë. Shpresojmë të marrim licencimin për dy ditë për Valiasin dhe atje do të fillojmë depozitimin”, theksoi Mziu për News 24. (B.H/Shuplaka)