Kryeministri Edi Rama dhe pas tij ministri i Brendshëm Demiraj janë shprehur se disponojnë një listë me emra të personave që janë përfshirë në kultivimin e drogës.
Po për deputetin e LSI-së Luan Rama nëse kjo është e vërtetë ata duhet që këtë listë ta dorëzonin te organet kompetente pasi shteti funskionon përmes ligjeve.
“Kryeministri e më pas edhe Ministri i Brendshëm, deklaruan se disponojnë një listë me 124 emra të implikuarish në veprimtarinë kriminale të kultivimit e trafikimit të drogës në Shqipëri!
Kaq nuk mjafton!
Si funksionarë të lartë të shtetit ata duhet ta dinë se e kanë për detyrë të veprojnë në zbatim të ligjit duke kryer si hap të parë dërgimin e listës së emrave dhe të të gjithë të dhënave që kanë në Prokurori!
Ndërkaq, Prokuroria, nëse nuk e ka bërë, duhet të nisë menjëherë procedurat që ligji e detyron, për hetimin dhe fillimin e çeshtjes penale për emrat e listës që disponon Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm!
Shteti ka ligje dhe funksionon përmes zbatimit të ligjit!”, shprehet Luan Rama.
(E.K/SHUPLAKA)