Të tjera të dhëna mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku humbi jetën 22-vjeçari Marv Mihali.
I riu mësohet se është djali i atletit të njohur shqiptar Pavllo Mihali, i cili që prej vitit 1983 mban rekordin në kërcimin me shkop (5.21 metra).
Kujtojmë se Marvi Mihali humbi jetën pas një sherri banal me thika, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
I riu fillimisht debatoi me 19-vjeçarin Dejvi Bitraj dhe më pas kushëriri i këtij të fundit Eugen Bitraj, e qëlloi me thikë. Mendohet se shkak i konfliktit mes tyre është bërë një karkies celulari. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post