Një tjetër zjarr shënohet gjatë ditës së sotme, këtë radhë në Belsh. Mësohet se flakët e zjarrit kanë përfshirë disa ullishte në fshatin Seferan të Bellshit.
Sipas raportimeve nga terreni, situata paraqitet mjaft e rënduar dhe për këtë arsye kërkohet ndihma e zjarrfikësve. Ata ende nuk kanë mbërritur, mirëpo pronarët e parcelave po punojnë për shuarjen e flakëve.
Kujtojmë se vetëm pak minuta më parë, dy vatra zjarri u shënuan në kryeqytet. Një në Ibë dhe një në Dajt. Edhe atje ende po punohet për shuarjen e flakëve. Vijon… (D.D/Shuplaka)