Një efektiv policie, i cili po udhëtonte nga Tirana për në Gjirokastër, ka humbur armën personale të shërbimit.
Ka qenë vetë punonjësi i policië me iniciale I.H që ka bërë kallëzimin.
Sipas efektivit 36-vjeçar, banues në Tiranë, gjatë udhëtimit nga Tirana për në Gjirokastër, me automjetin tip “Toyjota” në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, ka konstatuar se i ka humbur arma personale e shërbimit.
Ndërkohë Komisariati i Policisë Tepelenë ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, bazuar në Nenin 134 të Kodit Penal, gjithashtu po punohet për gjetjen e armës.
(S.SH/Shuplaka)