10:35 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

13 plumba në drejtim të tij, si e ndoqi policia 27-vjeçarin mbrëmë te “Don Bosko”

07:21 | 02/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacioni antidrogë në “Don Bosko”, policia jep versionin zyrtar

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme Policia zhvilloi një operacion antidrogë në zonën e “Don Boskos” ku mbeti i plagosur edhe një i ri, i identifikuar si Bledar Peci.

Pasi “solli vërdallë” efektivët e policisë duke bërë manovra me makinën e tij tip “Citroen” në rrugët e kryeqytetit, i riu u neutralizua. Atij iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë në makinën e tij, në pjesën e këmbëve të pasagjerit.

Pasi policia shtiu në ajër në mënyrë që të ndalonte automjetin, ai nuk është bindur dhe për pasojë policia ka qëlluar në gomat e automjetit dhe ai ka mbetur i plagosur. 27-vjeçari gjendet aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Një banor i zonës ka dëshmuar me detaje për JOQ.al të gjithë skenën që pa nga ballkoni i tij.

“Përshëndetje, jam një banor qe isha ne ballkon momentin që arrestuan atë djalin tek “Don Bosko”. Djali u fut me shpejtësi tek karburanti, se e ndiqte një makinë policie dhe një fugon i shqiponjave, ai u rrotullua mbrapa magazinave te plehrave dhe kur doli policia e kishte rrethuar, në atë moment ai i dha gaz makinës, përplasi një makinë policie, dhe iku mbrapsht.

Policët që ishin në fugonin e shqiponjave zbritën dhe shtinë rreth 13 herë me armë drejt tij, ai ndaloi, kur këta hapën derën njëri prej tyre e goditi njëri prej policëve. Aty e pashë që e nxorën pa ndjenja nga makina, por në makinë si gjetën asgjë, këtë di. Kishte makinë që kushtonte 200 mijë lek, atij djalit i ranë me grushta në momentin që përplasi makinën e tij me të policisë, e nxorën te vdekur nga makina, se i ranë me dorëz. Kjo ishte e gjitha, se isha ‘live’ sipër tyre”,deklaron dëshmitari për JOQ.al.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: don boskooperacionpolicia
Pas

PARASHIKIMI I MOTIT. 02/08/2017

Para

E zë gjumi shoferin dhe përplaset me një tjetër mjet, 4 persona plagosen rëndë në Fushë Krujë-Milot (FOTOT)

Para
Aksident në Shkodër, një person humb gjymtyrët

E zë gjumi shoferin dhe përplaset me një tjetër mjet, 4 persona plagosen rëndë në Fushë Krujë-Milot (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Defender 25” vijon stërvitjen në zonën e Bizës, Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit

Jessie J diagnostikohet me kancer gjiri

Vrasja e 29-vjeçarit në Durrës! Policia: 5 shtetas të përfshirë në ekzekutimin e të riut, identifikohen shtetasit që kanë siguruar kushtet për…

Mbërrin në Sarandë anija luksoze “SeaBourn Encore” me 570 turistë në bord

Konkursi për ‘rijetësimin’ e rezidencave qeveritare/ Rama: T’i kthejmë në funksion me interes publik, zhvillojmë një strukturë të re financiare për shtetin

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Zbulohet një ambient i përshtatur për Call Center në Tiranë/ Vihen në pranga dy administratorët

Gjirokastër/ Me kallashnikov me vete dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

‘Çmenden’ çmimet e biletave në tregun e zi, 1500 euro për të parë Shqipëri – Serbi në stadium

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.