Sistemi ajror në Britaninë e Madhe ka pasur probleme ditën e sotme duke shkaktuar shqetësim dhe kaos në rradhët e pasagjerëve.
Problemet që kishin të bënin me kontrollet e pasagjerëve janë hasur kryesisht në dy aeroporte: Heathrow dhe Gatwick.
Vonesa përfshinë udhëtime që niseshin për në: Athinë, Milano, Malta, Malaga, Glasgow dhe Dubrovnik.
Shumë persona kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe në rrjetet sociale, duke kërkuar zgjidhjen e menjëhershme të situatës.
Po ashtu një zëdhënës për aeroportin Heathroë, tha: “Për shkak të çështjeve të përjetuara më parë me Check-in sistem British Airways, disa pasagjerë përjetuan vonesa të vogla në Terminalin 5. Ne kërkojmë ndjesë për këtë përvojë dhe mund të konfirmoj se çështja tani është zgjidhur.”
Sakaq pas situatës së shkaktuar dhe zgjidhjes së problemit udhëtarët kanë nisur fluturimet e tyre.
Po ashtu siç shkruajnë mediat britanike ky nuk është rasti i parë i problemeve të hasura në aeroport, pasi edhe më parë gjatë muajve të pranverës sistemi i kontrollit ka hasur një problem të ngjashëm.
(E.K/SHUPLAKA)