Një shqiptar 37-vjeçar i quajtur Ermal Alijaj, ka rritur të qëndrojë në Britanin e Madhe edhe pse i ishte mohuar e drejta për azil.
Mësohet se shqiptari kishte mberritur në Britani si shume bashkeatdhetare te tjere, i fshehur në një kamion, ai u fut në Britaninë e Madhe në 2002 –in, duke deklaruar se ishte refugjat kosovar me emrin Dejan Alia.
Më pas autoritetet zbuluan se Alijaj po gënjente dhe kërkesa për azil iu refuzua. Ai qëndroi në arrati për 9 vite dhe u rishfaq tek autoritetet, por kësaj here me pasaportën e tij të vërtetë. 37- vjeçarit iu dha leje qëndrimi, pa afat.
Mediat britanike e konsiderojnë këtë veprim skandaloz, teksa shkruajnë“Në mënyrë absurde, vitet që shpenzoi në Britani, pavarësisht se ilegalisht, dhe lidhjet që krijoi në Britani, thuhet se ishin çelësi i fitores për të”, shkruan “The Sun
Ndërsa deputeti Peter Bone shprehet i revoltur.
“Kjo jep mesazhin se nëse po përpiqesh të thyesh sistemin, do të lejohesh të qëndrosh, pavarësisht gjithçkaje“, deklaron ai.
(S.SH/Shuplaka)