18:37 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Majlinda Bregu humb njeriun e shtrenjtë

15:50 | 02/08/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Majlinda Bregu humb njeriun e shtrenjtë

Majlinda Bregu humb njeriun e shtrenjtë. Mes dhimbjes dhe respektit të pamatë, ish-deputetja demokrate shkruan disa rreshta që tregojnë dimensionin e marrëdhënies me vjehrrin e saj.

”Që ditën e parë kur hyra në shtëpi, më quajti ashtu siç do të më quante edhe për 22 vitet në vazhdim: nuse. Refuzonte të më thërriste në emër, kokëfortë si një shqiptar i vërtetë.”, shkruan Bregu për të ndjerin Beqir Ajazi.

”Adieu ‘Gjysh’!

Që ditën e parë kur hyra në shtëpi, më quajti ashtu siç do të më quante edhe për 22 vitet në vazhdim: nuse. Refuzonte të më thërriste në emër, kokëfortë si një shqiptar i vërtetë.

As unë se thirra dot kurrë në emër, e aq më pak si vjehërr. Për mua Beqir Ajazi ishte gjithmonë gjyshi, siç e thirrën fëmijët e mi.

Sa herë bëja habi se si një njëri që kishte parë vdekjen e të vëllait 19 vjeçar në Kryengritjen e Postribës, pushkatimin e të atit 53 vjeç, në 1945 si një ndër figurat më influente të nacionalizmit në Shqipërinë e Mesme, djegie shtëpie e rrëmbim pronash, shto dhe 15 vitet e burgimit e 15 të tjera të internimit të tij, jetoi 97 vjet, me një mendje e vullnet për të shkruar e përkthyer.

Antikomunist i betuar, që respektonte Republikën, por me nostalgji për Monarkinë.

Iku me merakun e madh për Shqipërinë që s’u dekomunistizua dot asnjëherë dhe ndaj meje me vërejtjen elegante të ish liceistit të Korçës e një frankofoni par excellence, se mua nuk më falej të mos flas frengjisht.

Të paktën nesër desh Zoti, do ta përcjellim si të parin ndër të vetët, që e la këtë botë natyralisht…

Adieu ‘Gjysh”’, shkruan Bregu duke publikuar edhe një foto realizuar kohë më parë me vjehrrin e saj. (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: beqir ajaziMajlinda Bregunamik ajazi
Pas

Presidenti Meta takim me Kryetaren e Komunës së Preshevës: Bashkëpunimi, rezultat i projekteve të përbashkëta

Para

Media britanike xjerr FOTOT dhe EMRAT: Kriminelët shqiptarë mes milionave

Para
Media britanike xjerr FOTOT dhe EMRAT: Kriminelët shqiptarë mes milionave

Media britanike xjerr FOTOT dhe EMRAT: Kriminelët shqiptarë mes milionave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

Aksident në aksin Fier- Levan, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Tjetër telefonatë mes Putin dhe Netanyahut, dy liderët diskutuan çështjen e Iranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.