09:46 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Revista franceze artikull për Shqipërinë: Zbuloni sekretin e fundit të Adriatikut

16:21 | 02/08/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Revista franceze artikull për Shqipërinë: Zbuloni sekretin e fundit të Adriatikut

Një tjetër media franceze i ka kushtuar një artikull bukurive shqiptare. Pas “France 2” është Marie-France Parra që shkruan për revistën “Femme Actuelle”, e cila vlerëson bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Në artikullin e publikuar më 31 korrik, Marie-France Parra e cilëson bregdetin shqiptar të egër, vlerëson malet si edhe trashëgiminë kulturore të këtij vendi të vogël të gadishillit Ballkanik, që e quan “sekretin” e fundit të pazbuluar.

ARTIKULLI

Një bregdet i egër, male ideale për të shëtitur, një trashëgimi mahnitëse historike dhe arkeologjike, kjo është “Toka e shqiponjave”, që zbulon pasurinë e saj.

Midis Greqisë dhe Malit të Zi, ky vend i panjohur kufizohet me detin Adriatik, me ngushticën e Otrantos dhe detin Jon. Historia e tij, mes pushimit të hordhisë osmane, diktaturës komuniste … dhe hakmarrjes e ka mbajtur gjatë larg nga turizmi. Sot, vendi ka gjetur paqen dhe kryeqyteti, Tirana, është modernizuar. Nga sheshi Skënderbej, me kullën e saj me orën dhe xhaminë, tek sheshi Avni Rustemi; Pallati i Kulturës e vilat në lagjen e Bllokut; bulevardet e mëdha dhe rrugët e ngushta, dyqanet e vogla rreth tregut të Pazarit, qyteti mund të përshkrohet mirë në këmbë për të vlerësuar atmosferën e saj disi të vjetruar. Në mbrëmje, ne e gjejmë veten në një bar të modës, duke konsumuar një pije.

Një vend i mbuluar me male
Në mëngjes herët nisemi drejt veriut dhe maleve të tij. Shkodra është një qytet muze për kalanë dhe topat e saj, me shtëpitë prej guri të shekullit të shtatëmbëdhjetë. Për 35 km arrin në Koman, për të kaluar mes liqenit artificial për 34 km, derisa sa arrin në Valbonë, porta e hyrjes në Alpet shqiptare. Shtigje të shumta të shfaqen në lartësi, në një natyrë origjinale, me lule mizë, me orkide dhe luleshtrydhe të egra.
Vendi ka një duzinë parqe, duke përfshirë edhe atë të Butrintit, ku ndodhet një park i jashtëzakonshëm arkeologjik. Në hijen e eukaliptit dhe landrës, ndodhet një park me pemë nga i cili mund të kalosh në një qytet të lashtë dhe rrënojat e saj romake – porta e luanit, akropoli, teatër dhe banjot, famullitë e hershme të krishtera …

Limanet sekrete dhe pallatet osmanë
Nga Vlora në Sarandë, Riviera shqiptare është e mbushur me plazhe dhe limane ende të virgjër në gadishullin e Karaburunit dhe të Gjipesë, të cilat mund të arrihen përmes shtigjeve me gurë. Në plazhet më joshëse, në Dhërmi, Vuno e Sarandës, fillojnë festat që nga muaji maj. Jo shumë larg, fshati i vogël i Qeparosë,  300 metra më poshtë, u zgjodh si një nga fshatrat më të bukura në botë. Duhet të marrësh për lart për të shkuar në kështjellat osmane në Berat, “qyteti i një mijë dritareve” dhe kishat e shumta të saj bizantine, dhe Gjirokastër, “Qyteti i Gurtë “. Përgjatë rrugëve të qytetit të vjetër që ngjiten në kështjellën e lashtë të shekullit të trembëdhjetë, ndodhen shtëpitë e shekullit XVII, ku u vendosën artizanët e drurit dhe gurit. Duket si një udhëtim nëpër kohë.

Apolonia, qyteti grek
11 km nga Fieri, në jugperëndim të vendit, qyteti antik i Apollonisë, me 80 hektarë të saj, është më i rëndësishmi i Shqipërisë. Themeluar rreth vitit 625 para erës sonë, ka një trashëgimi të shquar, si Odeoni, një teatër me kapacitet prej 10.000 spektatorësh, një hark triumfal, një tempull i Artemisës, bibliotekë, ndërtesa e këshillit ku mblidhej asambleja e qytetarëve. Ka një pamje madhështore nga kodra e parkut arkeologjik. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: artikullFemme Actuelleshqiperi
Pas

Padia në Gjykatën Kushtetuese, reagon uninioni i prokurorëve

Para

Vrasja e 22-vjeçarit, policia merr në pyetje 4 të arrestuarit

Para
Vrasja e 22-vjeçarit, policia merr në pyetje 4 të arrestuarit

Vrasja e 22-vjeçarit, policia merr në pyetje 4 të arrestuarit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.