04:43 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Akuzohet se dhunoi mjekun në Shkodër, i kërkuari proteston para Kryeministrisë: Kam tentuar vetëvrasjen

19:54 | 02/08/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
U godit nga burri i pacentes, flet  kirurgu nga Shkodra

I akuzuar se ka dhunuar mjekun Besmir Grizhja në Shkodër, Ali Kopliku ka protestuar sot përpara Kryeministrisë, edhe pse është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas Koplikut ka qenë mjeku, Besmir Grizhja, ai që e ka kërcënuar dhe ofenduar në telefon dhe më pas e ka goditur rëndë përpara derës së spitalit. Këto ai i ka deklaruar në një intervistë për “GSH”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, mjeku Besmir Grizhja denoncoi në polici Koplikun, nën akuzën se ky e kishte dhunuar në ambjentet e spitalit rajonal të Shkodrës. Kopliku ishte bashkëshorti i pacientes së mjekut.

INTERVISTA

Ditën e sotme keni qenë para Kryeministrisë, për çfarë po protestoni?

Para pak ditësh kur Rama ishte në Shkodër për dëgjesën publike, unë kisha marrë nënën time me vete dhe shkova. Më parë i kisha bërë denoncimet tek Ditmir Bushati, tek drejtues të tjerë dhe më thanë që ik dhe thuaja Ramës në sy. Kërkova fjalën 4 herë, 5 herë, por dikush i thoshte mos ja jep fjalën sepse do të na i nxjerri të gjitha, Ditmiri më duket. Më pas Rama më tha nxirreni përjashtë. Unë i thashë hajdeni bëjani gjyqin drejtorit para të gjithëve, por bodygardët më tërhoqën zvarrë dhe më larguan. Ndërsa sot me gruan time të sëmurë e cila nuk po merr mjekimin, sepse nuk na i mban xhepi kemi protestuar përpara Kryeministisë. Në Shkodër na thonë shkoni në Tiranë, aty na kanë thënë shkoni në Shkodër. Gruas time i kushton 3 mijë lek një hap që hedh, një skaner 30 mijë lek, plus lekët e rrugëve që vijmë dhe shkojmë. Unë s’dua të merrem me punë të pista, por më çon halli. Unë dorëzohem, shkoj që nesër paraqitem, por kam frikë burgun, e di çfarë ndodh në burgje. Lek për të paguar avokat nuk kam. Kam për tu hapur telefonatat dhe ta shohin që unë s’kam kërcënuar njeri.

A morët përgjigje sot?

Jo, s’na lanë të futemi. Na zvarrisin kot. Ne e kemi hallin sot.

Nuk e njoftuan policinë, duke qenë se ju ishit në kërkim?

Jo s’e njoftuan. Ishte edhe zonja Mandija aty. Doja t’i flisja, por s’më lanë bodygardët.

Çfarë hapi tjetër do të ndërrmeni?

Në pritje të shtetit. Po të vdesi gruaja ime a do të shkojë në burg ai mjeku? Apo do thotë ishte psiqik i shoqi? Nuk është e vertët që ai më ka blerë ilaçe. Kjo është skandal. Ai s’ka as dhomë pritje na futi në dhomën që flen gjumë. A të bëjë imoralitet aty me gruan time apo ti japim lek? As nuk kam marrë as pushk.

Në fakt e keni goditur ju mjekun?

Jo nuk është e vertetë. Unë kam kërkuar edhe ndihmën e kryeinfermierit dhe I kam thënë të lutem ma bë ti rekomandimin sepse nuk po ma bën mjeku. Edhe ai ma bëri të pavlefshëm, se i bëjnë që të marrin lekë. Më tha ik sepse këto nuk të duan sepse ti je ankuar. Kam dal nga spitali dhe i kam çuar një mesazh. I kam shkruar “Ka zot ka xhenet dhe xhehenet. Nëse je duke u tall dhe je duke më lodh kije frikë Zotin, mos më ki frikë mua”. Ja kam nis mesazhin dhe pas pesë minutash më ka marrë në telefon dhe nuk ka lënë fjalë banale pa më thënë dhe më ka kërcënuar. I tashë po na poshtron do edhe të na rrahësh. Më tha “më prit të dera spital se vi ta tregoj unë”. E prita te dera spitalit, aty ka ardh me vrull pa uniformën dhe më ka goditur në fytyrë dhe në kokë. Kam provuar edhe vetvrasjen. Jam në depresion. Ky rast ka qenë i paramenduar nga ai edhe nga kolegët. Nëse unë do ta kisha kërcënuar ai do të më denonconte më parë. Nëse do ta kisha rrahur në zyrë do më shihnin infermierët. Gruaja shkoi të bënte denoncim, por ata i thanë që nuk merremi me ty. Kur u bë e madhe i thanë hajde. Unë ishalla vdes dhe s’bie në dorë të doktorëve. Nëse jam fajtor unë shkoj dorëzohem, por më rrezikohet jeta. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Ali KoplikuBesmir Grizhja
Pas

Leximi para gjumit, këto libra nuk duhen humbur

Para

ANALIZA e Bushatit: Dëgjesat publike të Ramës një show vere, të kopjuara nga Mao Ce Duni

Para
Operacioni kundër hashashit, Bushati: Më në fund edhe Rama u ndërgjegjësua për atë që ka thënë për katër vite “opozita e kapur”, dhe “mediat e kazanit”

ANALIZA e Bushatit: Dëgjesat publike të Ramës një show vere, të kopjuara nga Mao Ce Duni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.