Teksa temperaturat shënojnë mbi 40 gradë, një breshër i pazakontë ka rënë pasditen e sotme në fshatin në Kuturman të Librazhdit, ku breshëri në madhësinë e një kokërre arre ka rrafshuar gjithçka, vreshta me rrush, mollë, drufrutorë, prodhime të stinës në bujqësi. Po ashtu ka patur plagosje të kafshë dhe të njerëz.
Banorët e Kuturmanit kanë humbur gjithçka pasi, me vreshtat dhe drufrutorët, siguronin të ardhura për të mbajtur familjet e tyre. Gjithçka këtë vit u shkoi dëm.
Ndërkohë banorët kanë apeluar për ndihmë dhe subvencione nga shteti.
(S.SH/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2549″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]