Një autokolonë e NATO-s është sulmuar pasditen e sotme në provincën jugore të Kandaharit në Afganistan duke shkaktuar disa të vdekur.
Ndonëse nuk bëhet I ditur numri i viktimave, mes të vrarë janë edhe dy ushtarë amerikanë.
Autokolona ushtarake u sulmua gjatë patrullimit në Kandahar. Autoritetet afgane thonë se një kamikaz sulmoi një prej makinave të autokolonës që ishte e mbushur eksploziv.
Ndërkohë pasi ai hodhi veten në erë ndodhi dhe shpërthimin e automjetit. Dyshohet se pas këtij sulmi qëndron grupi terrorist i talebanëve. (S.SH/Shuplaka)