02:52 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Basha kërkon ta zhbëjë, reagon “Zgjidhja” e Kokëdhimës: Mos e prekni reformën territoriale

22:04 | 02/08/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha kërkon ta zhbëjë, reagon “Zgjidhja” e Kokëdhimës: Mos e prekni reformën territoriale

Partia “Zgjidhja” e drejtuar nga Koço Kokëdhima, ka dalë kundër kreut të PD-së Lulzim Basha, lidhur me Reformën territoriale.

Në një njoftim për mediat, “Zgjidhja” e cilëson këtë reform si ndër të paktat trashëgimi pozitive të qeverisjes së 4 viteve të kaluara.

“Reforma teriritoriale është nga të paktat trashëgimi pozitive të qeverisjes së 4 viteve të kaluara. 
Ajo, ende nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara për shkak të politikave të mbrapshta të qeverisë dhe për faktin se partitë e kriminalizuara e të kapura nga kryetarët, siç kanë kapur shtetin, kanë kapur e mbajnë peng edhe bashkitë e vendit. 
Lulzim Basha deklaroi ditët e fundit se dëshiron ta zhbëjë reformën teritoriale duke e çuar numrin e bashkive nga 61, në 100. 
Bashkitë janë çifligjet e partive që “i kanë fituar”, streha të militantëve dhe “ndërrmarje” për të prodhuar vota e pushtet për to. Në pushtetin lokal, njësoj si në qeveri dhe administratë sundon paaftësia, klientelizmi, nepotizmi, korrupsioni, vjedhja dhe abuzimi i shfrenuar me pushtetin.”, thuhet në njoftim.
REAGIMI I PLOTË

Mos e prekni reformën territoriale!

Reforma teriritoriale është nga të paktat trashëgimi pozitive të qeverisjes së 4 viteve të kaluara. 
Ajo, ende nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara për shkak të politikave të mbrapshta të qeverisë dhe për faktin se partitë e kriminalizuara e të kapura nga kryetarët, siç kanë kapur shtetin, kanë kapur e mbajnë peng edhe bashkitë e vendit. 
Lulzim Basha deklaroi ditët e fundit se dëshiron ta zhbëjë reformën teritoriale duke e çuar numrin e bashkive nga 61, në 100. 
Bashkitë janë çifligjet e partive që “i kanë fituar”, streha të militantëve dhe “ndërrmarje” për të prodhuar vota e pushtet për to. Në pushtetin lokal, njësoj si në qeveri dhe administratë sundon paaftësia, klientelizmi, nepotizmi, korrupsioni, vjedhja dhe abuzimi i shfrenuar me pushtetin.
Demokratët thonë se duke e çuar në 100 numrin e bashkive, do t’i bëjnë më të afërta dhe më efikase shërbimet për qytetarët. Kjo është gënjeshtër! Ata e e duan këtë vetëm për interesa elektorale. Me 100 njësi teritoriale e kanë më të lehtë të fitojnë më shumë bashki dhe t’i shkëmbejnë vendet e punës dhe të mirat e pushtetit me vota, njësoj siç bëjnë “Rilindja” dhe kryetarët e partive. 
ZGJIDHJA do të qëndrojë e vendosur në anën e popullit dhe të do kundërshtojë e denoncojë me kurajo dhe vendosmëri çdo përpjekje të partive të vjetra që duan të mbajnë peng për jetë Shqipërinë. 
ZGJIDHJA e ka të qartë se reforma terrritoriale duhet thelluar edhe më tej për t’i eleminuar bashkitë që nuk kanë resurse, potenciale, kapacitete, burime njerëzore e financiare të mjaftueshme dhe për ta reduktuar me tej numrin prej 61 bashkish që kemi sot. 
ZGJIDHJA do luftojë për ta konsoliduar e thelluar reformën teritoriale, për ta pajisur e mbështetur qeverisjen vendore me pavarësi, me decentralizim të pushtetit qendror, me fonde buxhetore, me kompetenca e logjistikë, me aftësi, respekt, eficensë e standarde. Kandidatët për kryetarë bashkie nuk duhet të jenë servilët e kryetarëve dhe nuk duhet t’i vendosin kryetarët e partive, por militantët e bazës dhe qytetarët e thjeshtë përmes zgjedhjeve paraprake, kandidatët për këshilltarë gjithashtu. 
“Rilindja” dhe PD-ja kanë vetëm një qëllim: si ta kapin qeverisjen vendore dhe ta vënë në shërbim të luftës për pushtet të kryetarëve të partive! Ato nuk duan t’i a dinë si shërbehet e qeveriset populli! 
#ZGJIDHJApërMirëqeverisjen (D.D/Shuplaka)

Etiketa: koco kokedhimaReforma territorialezgjidhja
Pas

Sulmohet utokolona e NATO-s, vriten dy ushtarë amerikanë

Para

“Ta pres kokën po të pashë me mashkull tjetër”, arrestohet i riu shqiptari i fiksuar pas ish-të dashurës italiane

Para
“Ta pres kokën po të pashë me mashkull tjetër”, arrestohet i riu shqiptari i fiksuar pas ish-të dashurës italiane

“Ta pres kokën po të pashë me mashkull tjetër”, arrestohet i riu shqiptari i fiksuar pas ish-të dashurës italiane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.