Deklaratat lidhur me tragjedinë e ndodhur rreth një javë më parë në Velipojë, vijnë e bëhen gjithnjë e më të rënda.
Ditën e sotme, Brikena Zenunaj, vajza e Besnik Zenunaj kërkoi ndihmë për të ndihmuar vëllain e saj që ndodhet në gjendje të rëndë, pas shpërthimit të resortit të familjes, ku humbi jetën edhe babai i tyre.
Mirëpo pak më vonë, halla e saj Fatmira Zenunaj deklaroi se familja kishte mjaftueshëm para ndaj u bënte thirrje qytetarëve që të kursenin paratë e tyre.
Po historia nuk mbaron këtu. Mbrëjen e sotme, ka reaguar sërish Brikena, e cila i konsideron gënjeshtra deklaratat e hallës së saj, ndërsa shton se më të nuk flasin prej vitesh.
Në një intervistë për median lokale “Shkodra Neës”, Brikena shprehet se gjëja e vetme që i intereson është jeta e vëllait të saj që vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në një spital të Turqisë.
INTERVISTA
Halla juaj ka dhënë një intervistë duke thënë se nuk është nevoja që shkodranët të dhurojnë para për të shpëtuar jetën e Hektor Zenunaj, vëllait tuaj. Si qëndron e vërteta?
Nuk kemi asnjë kontakt të saj sepse nuk kemi folur prej vitesh me të dhe gjysma e intervistës që ka dhënë është gënjeshtër, duke filluar që nga spitali ku ajo mendon se është shtruar vëllai. Ju lutem të mos përhapen intervista dhe lajme të tilla që prishin imazhin e familjes tonë.
Vazhdoni që të kërkoni para për vëllain?
Jo. Tashmë i kemi gjetur.
A ndodheni në Turqi momentalisht?
Jo, nuk jam në Turqi.
Por halla juaj pretendon se është në brendësi të gjithçkaje?
Kush do flasë, do flasë. S’ja mbyllim dot gojën. Ne kemi hallin e jetës së vëllait ndërsa të tjerët duan përfitime. Ju lutem mos na shqetësoni më në lidhje me fjalët e rreme që thotë ajo apo njerëz të tjerë që nuk dinë asgjë dhe duan të hedhin baltë mbi familjen tonë.
Cili është mesazhi juaj?
A ka mundësi të na lënë në hallin tonë dhe të mos e përdorin këtë tragjedi. Ne duam të shpëtojmë jetën e vëllait ndërsa të tjerët dalin të bëjnë analizën e babait. Ju lutem të mos tregohen të pashpirt por të na lënë në hallin tonë. (D.D/Shuplaka)