Situata me zjarret vijon të ngelet kritike në shumë prej qarqeve të vendit. Së fundi raportohet për tre vatra zjarri në Librazhd, përkatësisht në Rrajcë, Kostenjë dhe Dardhë.
Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme nga barinjtë.
Drejtoria e Zonave të Mbrojtura thotë se Punonjësit po luftojnë me flakët çdo ditë duke rrezikuar edhe jetën. Ndërkohë që u bën thirrje organeve kompetente që të marrin masa ndaj barinjve të zonës pasi po digjen qindra hektarë pyje. (B.H/Shuplaka)