Një burrë ka dhunuar bashkëshorten e tij në Durrës duke e goditur me grushte.
Policia e Durrësit njofton se ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin M.B., vjeç 56, banues në Durrës.
Ai akuzohet se ka plagosur lehtë, duke e qëlluar me grushte shtetasen R.T., 50 vjeçe, banuese në Durrës, bashkëshortja e tij.
Rasti është regjistruar në lagjen nr. 1. Sipas policisë sherri ka ndodhur për një pagesë të pakryer.
(B.H/Shuplaka)