Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pas 14 vitesh në arrati. Mësohet se shqiptari, akuzohet për një ngjarje të ndodhur në Tripoli në vitin 2003, se ai ka vrarë me sëpate një biznesmen grek.
Gazeta greke “Protothema” shkruan se shqiptari kishte arritur t’i shpëtonte policisë në kohën kur ndodhi ngjarja, pasi ai u largua nga Greqia. Mirëpo pas 14 vitesh ai është rikthyer sërish në greqi, ku edhe është arrestuar.
Shqiptari u kap në Kakavijë në anën greke, pasi gjatë kontrollit të pashaportës, policia kuptoi se kishte një urdhër arresti për të.
Shqiptari 35-vjeçar nga Delvinaqi do të transferohet për gjykim në Tripoli dhe përveç akuzës së “vrasjes me dashje” do të gjykohet edhe për “trafikim droge”. (D.D/Shuplaka)