Vetëm pak ditë pas publikimit të këngës së re, këngëtarja Genta Ismajli ka përjetuar një humbje të rëndë në familje. Gjyshi i saj ka ndërruar jetë.
Mirëpo portalet nga nxitimi për të hedhur lajmin të parët, e kanë ngatërruar gjyshin me babain. Brenda një ore, webi ishte mbushur me lajme se babai i Gentës kishte vdekur.
E gjithë ngatërresa ishte bërë për shkak se motra e Gentës Mani, në instagramin e saj kishte publikuar një foto me gjyshin ku shkruante: “RIP, I love you so much bab”. Fjala “babë” është bërë shkak i lajmeve fake që kanë qarkulluar orët e fundit, mirë kujtojmë se në Kosovë, por edhe në shumë vende të Veriut të Shqipërisë, gjyshit në shenjë respekti i thirret “babë”.
Pas Manit, ka qenë vetë Genta e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram dhimbjen për humbjen e gjyshit, përmes një fotoje ku shkruante: “Unë gjithmonë do ta ndjej mungesën tënde dhe do të të dua. Të prehesh në paqe gjyshi im i dashur.”, duke sqaruar kështu të gjithë ngatërresën e bërë nga portalet. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2561″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]