Të tjera detaje dalin në dritë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në “Komunën e Parisit” në kryeqytet, ku mbeti i plagosur një 24-vjeçar me inicialet L.H.
Mësohet se kanë qenë dy automjete të cilat mbrëmjen e sotme kanë shkëmbyer zjarr mes tyre, ku i i plagosuri udhëtonte në mjetin tip Benz me targë AA 777 RT.
Policia bën me dije se “Benzi” rezulton në emër të Xhevdet Hoxhës. Mirëpo ende nuk është e qartë se çfarë lidhje ka ky me të plagosurin.
Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë në kryeqytet janë ngritur pika kontrolli në çdo hyrje-dalje.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)