Të tjera detaje dalin në dritë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në “Komunën e Parisit” në kryeqytet, ku mbeti i plagosur një 24-vjeçar.
Sipas asaj që shkruan “Panorama” personi i plagosur sot te “Komuna e Parisit” është Lorenc Hoxha, 24 vjeç. Ai është qëlluar me armë në një shkëmbim zjarri mes dy automjeteve.
Hoxha është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë 1 plumb në shpatull.
Informacioni paraprak nga Policia:
Më datë 03.08.2017, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 19:55, ka ardhur një telefonatë për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi L.H., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit. Vazhdon krehja e zonës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (B.H/Shuplaka)