16:09 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Përplasja me armë te “Komuna e Parisit”, i plagosuri nga Bulqiza i apasionuar pas mjeteve luksoze (FOTOT)

23:21 | 03/08/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja me armë te “Komuna e Parisit”, i plagosuri nga Bulqiza i apasionuar pas mjeteve luksoze (FOTOT)

Zbulohen fotot e Lorenc Hoxhës, djalit 24-vjeçar i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme, pas përplasjes me armë në “Komunën e Parisit” në kryeqytet.

Mësohet se i riu, me origjinë nga Bulqiza është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë një plumb në shpatull dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga fotografitë e tij të publikuara në rrjetet sociale,  Hoxha duket se është i apasionuar pas mjeteve të luksit, pasi ka publikuar një sërë fotosh që e dëshmojnë këtë.

Një dëshmitar i ngjarjes ka rrëfyer në një prononcim për televizionin Klan, se çfarë ka parë në ato momente kur “Komuna e Parisit” oshëtinte nga të shtënat me armë.

 “Fillimisht makina tip Benz ngjyrë e bardhë me targa AA 777 RT e cila vinte nga kryqëzimi i “Komunës së Parisit” duke tentuar për tu futur në rrugë dytësore ka prekur me pasqyrë një kalimtare, e cila është rrëzuar dhe më pas drejtuesi i makinës nga frika se mund të kishte shkaktuar aksident është larguar me shpejtësi.

I plagosuri  është shkëmbyer me mua dhe i kam treguar se ku ndodhet ambulanca për të shkuar për të marrë ndihmën e nevojshme.

Shoferi i makinës, i plagosur me dorën që po i rridhte gjak, së bashku me një shokun e tij janë larguar me vrap nëpër rrugica”, rrëfen dëshmitari.

Ndër të tjera dëshmitari tregon se mjeti i cili i ishte pa frena ka lëvizur një gjendje të lirë dhe është futur brenda tunelit duke rrezikuar jetën e fëmijëve të lagjes, të cilët po luanin aty pranë.

INFORMACIONI ZYRTAR I POLICISË

Më datë 03.08.2017, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 19:55, ka ardhur një telefonatë për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi L.H., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit. Vazhdon krehja e zonës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2562″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: Komuna e ParisitLorenc Hoxha
Pas

Festa e ekipit dhe presidentit Takaj në dhomat e zhveshjes pas kualifikimit spektakolar të Skënderbeut (VIDEO)

Para

Vijon prej 3 ditësh zjarri në Metoh të Mallakastrës, digjen pyjet (VIDEO)

Para
Vijon prej 3 ditësh zjarri në Metoh të Mallakastrës, digjen pyjet (VIDEO)

Vijon prej 3 ditësh zjarri në Metoh të Mallakastrës, digjen pyjet (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Merr flakë një makinë në bypass-in e Vlorës, shuhet nga zjarrëfikëset

Durrës/ Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdylajve, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit! Berisha dhe Ndoni ndihmuan 3 autorët e vrasjes së Ermir Dedjas

Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjendet i vetëvarur një person në Pogradec

Lezhë/ Me kokainë, hashash, ekstazi dhe MDMA në makina, çmontohet grupi i drogës! Dy të arrestuar dhe 12 persona të tjerë nën akuzë

Bellomo ekspozitë në Tiranë, sjell ndërthurjet kulturore të Italisë dhe Shqipërisë

E nisën me turp rrugëtimin në Botëror, presidenti i Lacios “thumbon” kreun e federatës italiane: E kujt është përgjegjësia?

Zhgënjen Franca dhe Britania! Shtetet Perëndimore nuk do të njohin shtetësinë e Palestinës në takimin për Gazën

Aksident në aksin Milot-Thumanë/ Traileri përplaset me motomjetin, plagoset 71-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.