15:04 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

15 vatra të reja zjarri vetëm në 24-orët e fundit, si paraqitet situata sipas qarqeve

11:30 | 04/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarret pushtojnë juglindjen e Athinës, po iu afrohen me shpejtësi banesave

Vetëm në 24 orët e fundit Emergjencat civile bëjnë të ditur se ka pasur 15 vatra të reja zjarri, në Tiranë, Vlorë, Dibër, Elbasan, Shkodër, Fier, Berat e Lezhë.
Pavarësisht angazhimit të 24 makinave zjarrfikëse, 109 forcave zjarrfikëse, 20 punonjës të Gardës, 90 forca ushtarake, 11 forca pyjore dhe helikopterë, ende nuk ka përmirësim të situatës.

Aktualisht, deri në orën 09.00 të mëngjesit të së premtes situata në qarqe: 

Qarku Tiranë
Në Malin e Dajtit, pas ndërhyrjes së helikopterit, vatra e zjarrit është më pak aktive. Forca të MZSH Tiranë dhe forca ushtarake po punojnë për të mbajtur zonën nën kontroll nga vatrat e fshehura të zjarrit. 

Qarku Vlorë
Në fshatin Dukat, pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë, situata ka agravuar gjatë gjithë ditës pasi zjarri favorizohej dhe nga era e fortë. Për këtë shkak, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile (DPEC) kanë komunikuar me Qendrën e Përgjigjes ndaj Emergjencave Civile në Bashkimin Europian (ERÇ) për dërgimin në vendin tonë të një avioni tip CANADAIR për të shuar vatrat e zjarrit. Vatrat e zjarrit ndodhen në krahun e majtë në aksin rrugor Orikum-Llogara-Himarë, konkretisht: 1 në fshatin Dukat, 1 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, 1 sipër fshatit Palasë dhe pjesa tjetër e vatrave të zjarrit janë në fshatrat e Lumit të Vlorës (Tërbaç, Vranisht dhe Kallarat). 

Qarku Dibër
Në fshatin Sllatinë, Njësia Administrative Sllovë, bashkia Dibër, vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë aktive. Për shkak të terrenit të thyer malor ka qenë e pamundur ndërhyrja nga Shërbimi vendor i MZSH Dibër. Deri tani si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.

Qarku Elbasan
Në fshatin Gizavesh, bashkia Librazhd, ka rënë zjarr në një banesë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd ka arritur të shuajë zjarrin, ku si pasojë u dogj banesa dhe disa bagëti.
 
Në fshatin Krastë, bashkia Elbasan, është riaktivizuar sërish zjarri i rënë dy ditë më parë në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi i MZSH Elbasan ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me të gjithë personelin për shuarjen e flakëve, por situata ka agravuar pasi zjarri është favorizuar dhe nga era e fortë. Pas një pune të gjatë të MZSH Elbasan me ndihmën e MZSH Peqin, MZSH Përmet, MZSH Librazhd, MZSH Gramsh, MZSH Lushnje, forcave ushtarake dhe të pyjores, u arrit shuarja e zjarrit, ku si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.

Në fshatin Kostenjë, Njësia Administrative Lunik, bashkia Librazhd, është riaktivizuar zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Për shkak të terrenit të vështirë, ka qenë e pamundur ndërhyrja nga Shërbimi i MZSH Librazhd. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe shkurre.
 
Qarku Shkodër
Në fshatin Lohe, Njësia Administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me hamullore dhe bimë medicinale. Shërbimi i MZSH Malësi e Madhe ka shuar zjarrin. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe rreth 3 ha me hamullore dhe bimë medicinale në pronësi të tre shtetasve.
 
Qarku Fier
Në fshatin Metoh, Njësia Administrative Aranitas, bashkia Mallakastër, është riaktivizuar zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shuarja e tij ka qenë e pamundur pavarësiht ndërhyrjes nga Shërbimi vendor i MZSH Mallakastër. Deri tani si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.

Qarku Berat
Në fshatin Kuç të bashkisë Skrapar, është riaktivizuar zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi i MZSH Skrapar nuk ka mundur të shkojë në vendngjarje për shkak të terrenit të thyer malor. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe shkurre.

Qarku Lezhë
Në fshatin Simon, Njësia Administrative Kaçinar, bashkia Mirditë, është riaktivizuar zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Mirditë, nuk ka mundur të shkojë në vendngjarje për shkak të terrenit të thyer malor. Deri tani si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.

Etiketa: emergjencat civilesituata sipas qarqevezjarret
Pas

OKB: Shteti Islamik vazhdon gjenocidin ndaj Jazidëve, shesin gratë e vajzat para se të ikin

Para

Paraqitja e mirë e Keidi Bares, “AS” dhe “Eurosport” elozhe shqiptarit: Një nga shtyllat e ekipit

Para
Paraqitja e mirë e Keidi Bares, “AS” dhe “Eurosport” elozhe shqiptarit: Një nga shtyllat e ekipit

Paraqitja e mirë e Keidi Bares, “AS” dhe “Eurosport” elozhe shqiptarit: Një nga shtyllat e ekipit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqiptari i kërkuar nga Brindisi, kapet në Itali për trafik ndërkombëtar droge

U raportua i vdekur, gjenerali i lartë iranian mesazh në media

PS kërkesë KAS-it për procesin e rinumërimit të votave

VIDEO| Si i goditi policia shpërndarësit e kokainës në ish-Bllok, publikohen pamjet

Zjarr në Sheqisht të Patosit, fakët shpërthejnë gjatë bashkimit të tubave plastikë

Britania organizoi fluturime Çarter nga Izraeli për evakuimin e qytetarëve të saj

Tiranë | Finalizohet operacioni “Informaliteti”, bllokohet një karburant në Paskuqan

Berisha: Po dokumentojmë farsën zgjedhore, protestat do nisin në Shqipëri dhe jashtë vendit

Tragjedi në Itali: 46-vjeçari ndërron jetë pas përplasjes me makinë

Berisha publikon dëshmi për manipulimin e votave të diasporës: “Një proces i kontrolluar fund e krye”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.