Ditën e sotme ka ndërruar jetë aktori I njohur shqiptar nga Kosova, Skënder Tafaj.
Ai do mbahet mend gjatë për role të ndryshme në Teatrin Popullor Krahinor deri para 25 viteve kur emigroi në Zvicër. Disa prej roleve ku ai është i njohur janë në filmat: “Era dhe Lisi”, “Kur Pranvera vonohet”, “E kafshoja terrin”, etj.
Ndërsa varrimi i aktorit do të bëhet ditën e nesërme në orën 16:00.
(S.SH/Shuplaka)