14:11 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Trajneri i Partizanit: Si i shpëtova varësisë së kokainës, lojtarët nuk i kontrolloj se sa herë shkojnë me gratë e tyre

07:47 | 05/08/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trajneri i Partizanit: Si i shpëtova varësisë së kokainës, lojtarët nuk i kontrolloj se sa herë shkojnë me gratë e tyre

Mark Iuliano trajneri aktual i skuadrës së Partizanit, ka arritur të fitojë pothuajse gjithçka si futbollist me Juventusin. Megjithatë jeta e tij nuk ka qenë shumë e qetë, pasi i është dashur të largojë edhe varësinë ndaj kokainës.

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për “repubblica.it”, ai ka folur për të veçantat e trajnerëve me të cilët ka punuar si lojtar dhe çfarë ka marrë prej tyre. Ai gjithashtu ka treguar filozofinë se si drejton ai një ekip.

Çfarë tipi trajneri është Iuliano?

Nuk jam skllav i një skeme të caktuar, por mundohem që të zbatoj idetë e mia. Nuk kam as ndonjë kod etik në marrëdheniet me lojtarët për t’i kontrolluar kur dalin në mbrëmje, apo sa herë kryejnë marrëdhënie me gratë e tyre. Secili duhet të përqendrojë energjitë e tij, pasi stërvitja i përfshin të gjithë.

Kur luanit të Juventusi, keni pasur si trajner, Lipin, Ançelotin Kapelon. Cili nga këta ju inspiron?

Jam munduar të vjedh diçka nga secili prej tyre. Lipi është gjithmonë statik në pankinë dhe nuk del asnjëherë nga vetja. Ishte një maestro në leximin e lojës dhe bënte gjithmonë zëvendësimet e duhura. Ançeloti është një njeri i jashtëzakonshme dhe çdo lojtar do të ishte gati për të thyer këmbët për të. Ndërsa Kapelo kërkon gjithmonë të interpretosh rolin tënd në mënyrë drastike. Por, për uma Murinjo është një gjeni.

Çfarë ke mësuar te Juventusi?

Që të përballoj zhgënjimet. Tre finale të Ligës së Kampionëve, një kampionat i humbur nën shi në Peruxhia dy muaj para kampionatin Europian. Por, ne nuk kemi qarë asnjëherë dhe ja ku është sot Juventus që ka fituar aq shumë dhe është mësuar të humbasë.

Ju, Ronaldo dhe një penallti në mes…

Për atë episod nuk ekmi folur asnjëherë, por tifozët e kanë diskutuar shumë. Ne protagonistët në fushë, e kemi harruar mehnjëherë. Nuk duhet të harroni se ishte më i shpejtë në planet dhe më i forti që kam markuar ndonjëherë dhe fatkeqësia e tij e madhe ishin dëmtimet. Sapo ai prekte topin e gjuante dhe e dërgonte në rrjetë.

Mund të na thuash si ndodhi që nisët të përdornit kokainën?

Isha në fundin e karrierës dhe kisha probleme me të afërmit e mi. Nga mërzia e provova dhe nisa të bëja ndeshja të çudishme, gjëta të këqija. Nuk ishte doping, thjesht po dëmtoja veten time. Kërkova ndihmë dhe bashkëshorja ime, sëbashku me familjen e saj më kanë shpëtuar. Rimora drejtimin e jetës time për fëmijët dhe tani vendos vetëm me kokën timë për gjërat. Pa të kaluarën time nuk do të kisha arritur këtë ekuilibërt që kam sot.

Megjithatë si trajner në vitin 2012 te Pavia, ju kanë skualifikuar për 6 muaj. Si ndodhi?

Po humbisnim 6-1 me Novarën dhe disa prej lojtarëve të skuadrës sime ndaluan lojën, pasi një rrejt yre u dëmtyua. Arbitri i kishte thënë njërit prej tyre i “zi”. Në fund shkova dhe kërkova shpjegime dhe arbitri më tha se lojtari ishte një “copë m….”, përpara shumë dëshmimtarëve. Por, në raport shkruhej se unë e kisha kërcënuart me vdekje./Panorama sport

Etiketa: kokainetrajneri
Pas

Ronaldo frikëson Realin pas akuzave për evazion fiskal: Dua të rikthehem në Angli

Para

Ju ka humbur motivi? Disa këshilla si ta rifitoni sërish

Para
Ju ka humbur motivi? Disa këshilla si ta rifitoni sërish

Ju ka humbur motivi? Disa këshilla si ta rifitoni sërish

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Mali i Zi shkurton orarin e punës! Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Lezhë/ Vijon operacioni “Koordinata”, arrestime dhe fidanë kanabisi të asgjësuar në Malin e Rrencit

Dyndje turistësh në Theth! Bizneset kërkojnë vëmendje: Probleme me energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.