Maqedonia ka miratuar sot projektligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili parashikon se veç gjuhës maqedonase, edhe shqipja të jetë gjyhë zyrtare.
Në një konferencë për shtyp në Ohër, kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se paketën e ka dërguar për miratim në Parlament.
“Me ligjin për përdorimin e gjuhëve kemi avancuar përdorimin e gjuhëve për gjithë bashkësitë, të gjithë avancimet në këtë ligj janë në bazë të nenit 5 të Kushtetutës.
Paketen e kemi dorëzuar për miratim në parlament e pasi të miratohet do e dërgojmë në Komisionin e Venecias”, janë fjalët e Zaev.
“Me këtë ligj do të zgjerohet përdorimi i gjuhës zyrtare për ata që flasin më së paku 20% të qytetarëve që dmth nëpër institucione qytetarët do të flasin në gjuhën e tyre”, ka thënë mes tjerave kryeministri maqedonas, i kritikuar së tepërmi nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, për mbështetjen e tij ndaj çështjes së gjuhës shqipe.
Kështu gjuha e parë për përdorim zyrtar do të jetë gjuha maqedone dhe shkrimi i saj kirilik, ndërsa shqipja gjuhë e dytë. (D.D/Shuplaka)