Në këto ditë të nxehta vere, të gjithë tentojnë të shkojnë në bregdet për të kaluar çaste relaksi me shoqërinë ose familjen. Mirëpo për disa, jeta nuk është aq e thjeshtë dhe e vetmja zgjidhje për të mbijetuar është t’i vihen punës, pavarësisht vapës së tmerrshme dhe pavarësisht faktit nëse janë të rritur apo fëmijë.
Deputetja e Partisë Demokratike Arbjola Halimi, ka publikuar disa foto që tregojnë realitetin trishtues të disa fëmijëve në plazhet e Durrësit, të cilët në mes të vapës dalin në bregdet, të ngarkuar për t’u shitur pushuesve produktet e tyre. Në këtë mënyrë edhe ata japin një kontribut për të ndihmuar familjen të mbledhë paratë për të kaluar dimrin.
“Ne plazhet e Gjushit, ku po pushon vete lideri global.”, shkruan Halimi, duke thumbuar kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2567″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]