Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (OMN) ka dorëzuar rekomandimet për kandidatët për dy vende në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e OMN-së, Genoveva Ruiz Calavera. Përmes një postimi në tëitter, Calavera deklaron se krijimi i trupave të gjyqësorit është kyç për zbatimin e Reformës në sistemin e Drejtësisë në Shqipëri.
Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë tashmë mbetur pa u zgjedhur anëtarët që duhet të vinë nga radhët e pedagogeve dhe shoqërisë civile.
Kujtojmë se pak ditë më parë u zgjodh në krye të Komisionit të Kualifikimit të Vettingut, Genta Bungo ndërsa në krye të Kolegjit të Apelimit Natasha Mulaj.
Ndërkohë, në kuadër të Reformës në Rrejtësi dhe konstituimit të organeve të reja kushtetuese mbetet ende pa u plotësuar me anëtare Kolegji i Lartë Gjyqësor, i cili duhet të përzgjedhë emrat që vijnë nga radhët e pedagogëve. (D.D/Shuplaka)