02:36 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Bankat kundër ministrave për tarifat e Përmbarimit: Të larta dhe abuzive

08:22 | 06/08/2017
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bankat kundër ministrave për tarifat e Përmbarimit: Të larta dhe abuzive

Bankat e nivelit të dytë e kanë kondideruar të pa pranueshëm rritjen e tarifave të përmbarimit pas udhëzimit të dy ministrave teknikë.

Sipas asaj që shkruan “Panorama” Shoqata e Bankave u ka dërguar përfaqësuesve të Bankës Botërore, dhe për dijeni edhe përfaqësuesve të FMN, BERZH, Euralius dhe BE, ku denoncon fort rritjen e tarifave dhe e quan vendimin e dy ministrave të PD.

Letra kërkon ndihmën e Bankës Botërore, si një aktor që ka ndihmuar në rregullimin e tarifave të përmbarimit, gjatë kohës së debatit për ndryshimin e tyre. Nga ana tjetër, shkresa e shoqatës zbulon edhe mënyrën e negocimit, që ka filluar herët në vitin 2015, dhe vendimin e papritur që ka sjellë rritjen e tarifave.

TARIFAT E REJA

Tarifat e reja të miratuara në udhëzimin e ministrave teknikë të PD, Bardhi i Drejtësisë dhe Vukaj e Financave, kishin një rritje të madhe, në disa raste edhe dyfishim, në krahasim me tarifat ekzistuese. Sipas ligjit, tarifa e përmbarimit është e ndarë në dy pjesë.

Në tarifën fikse, që është e pakthyeshme dhe i parapaguhet përmbaruesit, dhe në tarifën e suksesit, pra në vlerën që paguhet në rast se përmbarimi arrin të kthejë shumën apo mallin e kërkuar. Tarifa fikse nuk kthehet. Për të ndryshuar situatën, kryesisht për bankat, të cilat kanë kërkesa me vlera kolosale për kreditë e këqija, u nis një debat për ndryshimin e tarifave.

Gjatë diskutimeve, pjesë e të cilave ka qenë edhe Banka Botërore, por edhe Kuvendi, u dakordësua që të ndryshonte formula, ku pjesa e parapaguar për përmbaruesit të ishte më e vogël sesa pjesa që do të merrte përmbaruesi në rast se do të kishte sukses në punën e tij. Burime nga bankat tregojnë se jo vetëm formula nuk ndryshoi siç ishte parashikuar, por u rritën tarifat fikse që marrin përmbaruesit, pavarësisht suksesit apo dështimit.

LETRA E ASHPËR

Në letrën për Bankën Botërore dhe FMN, Shoqata e Bankave denoncon pikërisht këtë ndryshim. “Sektori bankar shpreh keqardhje se propozimi fillestar nuk pasqyrohet aspak në udhëzimet e reja dhe thekson se ato nuk ofrojnë një rezolutë për gjendjen aktuale, por përkundrazi krijojnë një barrë të mëtejshme për sektorin bankar, komunitetin e biznesit dhe qytetarët.

Tarifat e reja të larta janë abuzive dhe subjektive për shkak të faktit që nuk janë të bazuara në ndonjë analizë financiare dhe profesionale që vërteton se shpenzimet e përmbaruesve janë rritur për shkak të arsyeve specifike.

Sikurse më lart, sektori bankar thekson fuqishëm që udhëzimet e reja të publikuara janë të papranueshme dhe krejtësisht në kundërshtim me frymën e iniciativës së qeverisë për të reduktuar NPL në vend, sepse ato nuk korrespondojnë me nivelin e progresit dhe mirëkuptimit të arritur deri më sot pas takimeve të shumta me Qeverinë, me Komisionin Parlamentar, me Bankën e Shqipërisë dhe me Bankën tuaj të respektuar”.

(B.H/Shuplaka)

Etiketa: bankat
Pas

Pushimet prej “Ramboje” të Putin në Siberi (VIDEO-FOTO)

Para

SHTYPI I DITËS. 06/08/2017

Para
Shtypi i ditës 05/12/2016

SHTYPI I DITËS. 06/08/2017

Discussion about this post

Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.