21:42 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Skandal/ Zhduken byzylykët për të dënuarit, ministri teknik ultimatum 72 orësh kompanisë

12:37 | 06/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandal/ Zhduken byzylykët për të dënuarit, ministri teknik ultimatum 72 orësh kompanisë

Një informacion i klasifikuar i mbërritur në zyrën e Ministrit të Drejtësisë, lidhur me problematikën që ishte hasur me byzylykët elektronikë, që përdoren për monitorimin e personave ne konflikt me ligjin, ka vënë në lëvizje institucionin.

Nga verifikimet lidhur me shqetësimin e ngritur, Ministri Gazment Bardhi është vënë në dijeni të faktit se 300 byzylykë elektronikë, të blerë sipas një kontrate të shkurtit 2017 nga kompania që ofron shërbimin e mbikëqyrjes, nuk ndodheshin në dikasterin e Drejtësisë.

Ministri është informuar se pajisjet i ishin lënë në administrim kompanisë, ndryshe nga sa parashikohej në kontratë, shkruan “Balkanweb”

Në këto kushte, krahas kërkesës që Bardhi u bëri institucioneve për verifikimin e tenderëve për blerjen e këtyre pajisjeve, kërkoi edhe shpjegime nga kompania përse byzylykët nuk i ishin dorëzuar ministrisë sikurse thuhej në kontratë.

Pas shumë korrespodencash, Ministri Bardhi, përmes një letre të ditëve të fundit i jep ultimatum kompanisë që brenda afatit prej 72 orësh, ti rikthejë pajisjet, të cilat sipas tij mbahen padrejtësisht nga bashkimi i operatorëve ekonomike.

“Pajisjet janë në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë, janë aset institucional dhe mbahen në ruajtje prej saj, sipas legjislacionit në fuqi. Administrimi i mallrave nga ana juaj mund të sjellë pasoja të rëndë për interesat e Ministrisë së Drejtësisë, për shkak se pajisjet mund të humbasin, dëmtohen apo përdoren për qëllime të tjera”, thuhet në shkresën e Bardhit.

 

Në letrën e Bardhit bie në sy një fakti se kompania përgjatë muajit korrik, i ka dorëzuar ministrisë, 76 byzylykë, në një kohë që duhet të ishin 222 të tillë, çka ngre dyshime të forta për ekzistencën e tyre.

“Nëse mallrat ekzistojnë vërtetë në cilësinë dhe sasinë e kontraktuar, atëherë cila është arsyeja që ju nuk zbatoni ende kërkesën tonë për të na rikthyer mallin qe posedoni në kundërshtim me ligjin”, pyet Bardhi kompaninë.

Me poshtë, Ministri hedh dyshime lidhur me cilësinë e pajisjeve elektronike dhe pasojat që mund të shkaktohen për këtë fakt.

“Ngjarjet e ndodhura kohët e fundit dhe për të cilat jemi njoftuar me shkresë të veçantë na krijojnë dyshimin se byzylykët dhe sistemi nuk janë sipas specifikimeve teknike në kontratë”, thekson Bardhi.

Pavarësisht kërkesës së Ministrisë, kompania nuk ka kthyer një përgjigje zyrtare. Ndërkohë që aktualisht referuar shifrave zyrtareve rezulton se të paktën 80 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale janë nën mbikëqyrje elektronike.

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: gazmend bardhi
Pas

Deputeti i PD-së preket nga mesazhi i ish-studentes: Leksionet tuaja më të mirat që kam dëgjuar

Para

Atentatori i dyshuar tek “Komuna e Parisit” nuk është i panjohur për policinë, i shpëtoi vrasjes 3 muaj më parë (FOTO)

Para
Atentatori i dyshuar tek “Komuna e Parisit” nuk është i panjohur për policinë, i shpëtoi vrasjes 3 muaj më parë (FOTO)

Atentatori i dyshuar tek “Komuna e Parisit” nuk është i panjohur për policinë, i shpëtoi vrasjes 3 muaj më parë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.