Një aksident tragjik është shënuar në rajonin Amasya në Turqi, një autobus , i cili po trasportonte pasagjerë ka humbur kontrollin dhe ka rrëqitur nga rruga.
Mësohet se të paktën 6 persona kanë vdekur dhe 36 të tjëtrë janë lënduar, të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë që po punohet për identifikimin e udhëtarëve që humbën jetën.
Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë shkuar një numër i madh i ambulancave dhe ekipeve të shpëtimit, të cilët po trajtojnë të lënduarit. (S.SH/Shuplaka)