Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka reaguar ditën e sotme në lidhje me mungesën e vizionit që sipas tij qeveria ka ndaj bashkisë së Dibrës.
Sipas Spahiut, Dibra kërkon menaxhim të mirë ekonomik dhe jo hartime partish.
“Mungesa e vizionit dhe drejtimi i vendit me raporte partiake, tregues të qartë të inekzistencës së prioriteteve dhe paaftësisë drejtuese. Dibra ka burime njerëzore dhe natyrore, por kërkon menaxhim të mirë ekonomik, dhe jo hartime raportesh që shprehin nevoja emergjente për ristrukturime partie. Në fakt kështu është kur bashkëpunon me njerëz që dinë mjaft mirë si të “vjelin” vota, por nuk ja kanë “haberin” si drejtohet ky vend!”, u shpreh ai. (S.SH/Shuplaka)