17:00 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Agim Hushi po dënohet me vdekje në publik”

21:53 | 06/08/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Agim Hushi po dënohet me vdekje në publik”

Vetëm pak ditë më parë tenori, Agim Hushi u largua përfundimisht nga Shqipëria për të jetuar në Australi.Të shumta ishin zërat kritikë pas fjalëve të tenorit ku shkruante se “Më vjen turp që jam bashkombasi juaj”.

Gazetari Denis Dyrnjaja, në komentin e tij me titull “Agim Hushi po dënohet me vdekje në publik!” shpreh se duhet të të mësohemi t’i lëmë të tjerët të shprehen si mendojnë.

 

“Agim Hushi po dënohet me vdekje në publik!

Duhet të mësohemi t’i lëmë të tjerët të shprehen si mendojnë qoftë dhe kur mendojnë ose shprehen gabim. Ndërsimi, sidomos ai populist dhe masivist nuk është mënyra e duhur dhe as zgjidhja. Agim Hushi dha një mesazh që ai ashtu e mendon. A është ai personi që duhet t’i thotë ato që ka thënë?! Kjo është relative, po aq sa ç’është relative të gjykojmë ne të tjerët, Agim Hushin për atë çfarë ai ka thënë. Mungon hapësira për ta lënë tjetrin të thotë mendimin e vet qoftë edhe gabim pa u paragjykuar ose sulmuar. Në diktaturë “me gijotinë publike'” dënoheshin njerëzit, sot me gijotinë publike linçohen njerëzit. Kemi ndryshuar sistemin, por jo mendësinë. Le t’i lëmë njerëzit të mendojnë e shprehen si të duan, se kush bën atë që duhet për vendin dhe atdhedashuria nuk është çështje mesazhesh në Facebook e portale, është çështje vlerash dhe kontributesh! Ai bëri zgjedhjen e vet u largua e tha ato që mendoi. Personalisht mendoj që pas “akrobacive politike” pozicioni moralist i zotërisë në fjalë është disi i kompromentuar për të mbajtur një qëndrim publik, por nga ana tjetër brenda mesazhit të tij ka të vërteta që ne i dimë dhe kur i sheh nga jashtë Shqipërisë janë edhe më traumatike. Gjithsekush ka optikën e vet dhe perceptimin e vet për ngjarjet dhe zhvillimet e nuk duhet as paragjykuar, as denigruar, as fyer apo anatemuar. Ndaj është mirë mos merremi me koherencat e individëve që shkojnë e vijnë, mirë është të bëjmë Shqipërinë”, shkruan ai.

(S.SH/Shuplaka)

Etiketa: Agim Hushidenis dyrnaja
Pas

Rama publikon artikullin e gazetës franceze, reagon Berisha: Autori, ish-ministër i dënuar për vjedhje

Para

49-vjeçari mbytet në lumin e Vjosës

Para
49-vjeçari mbytet në lumin e Vjosës

49-vjeçari mbytet në lumin e Vjosës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Paralajmërimi: Tornado mund të godasë zona të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar sot

Erdogan: Civilët në Gaza po përjetojnë ferrin, të ndalet ekspansionizmi i Izraelit

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

OBSH: Rritet prevalenca e anemisë, 40% e fëmijëve të prekur

Raporti i OBSH: Popullsia po plaket, nevojiten politika sociale

Nisja e sezonit turistik me mungesë të theksuar të strukturave akomoduese

Të shtënat me armë nga Izraeli ndaj një delegacioni të huaj në Jenin, reagojnë ashpër BE, Italia dhe Spanja

Osmani vizitë zyrtare në Zvicër: Po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

Kriza politike, Kosova pa kuvend as pas 19 përpjekjesh

Kanadaja në bisedime me SHBA për t’u bashkuar me sistemin mbrojtës ‘Golden Dome’ të Trump

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.