1 vit sot nga vrasja e të riut Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës dhe ende drejtësia është e pavendosur për 17-vjeçarin. Proceset gjyqësore janë zvarritur dhe dhimbja e familjarëve bëhet edhe më e madhe.
Për përvjetorin e humbjes së tij ka reaguar dhe deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj. Me dhimbjen që sigurisht nuk ka sesi most ë jetë prezente ajo thotë se të paktën drejtësia e Zotit nuk do të mungojë për Arditin.
Po ashtu siç shprehet Hajdarmataj Artiti i parritun është një nga të rinjtë shembullor dhe precedenti më dramatik i thundrës së mjerimit, nën të cilën e ka zhytyr kjo qeveri dhe rilindasit, Shqipërinë dhe shqiptarët.
STATUSI I PLOTË:
Cfarë ban afër makinës time mistrec… !?! Sepse veç te mirët kanë makina t’bukura zotni… Unë shes andrra zotni, …a e don nji andërr. Ato me lumtuni i kam lirë,…
….” Arditi i parritun”
Sot një vit , nga fundi tragjik i adoleshentit nga Tropoja Ardit Gjokjaj.
Vrasje e pastër e mafies në pushtet dhe e pushtetit vënë në funksion të saj.
Arditi një i ri shëmbullor në cdo vlerë, është precedenti më dramatik i thundrës së mjerimit, nën të cilën e ka zhytyr kjo qeveri dhe rilindasit, Shqipërinë dhe shqiptarët.
1 vit mungesë drejtësie për një vrasje makabër…
…ëndrra të varrosura….jetë e ndërprerë në mes.
Vënien e drejtësisë dhe zbardhjen e kësaj vrasjeje e ka bllokuar shteti duke lënë të tronditur thellë shpirtrat e prindërve, të afërmve dhe miqve të Arditit.
Drejtësia e Zotit nuk do mungojë për Arditin e parritur.
(E.K/SHUPLAKA)