18:54 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Zjarret në vend, Qazim Sejdini: Nuk mund t’i lihet faji pushtetit vendor

19:13 | 07/08/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarret në vend, Qazim Sejdini: Nuk mund t’i lihet faji pushtetit vendor

Kryetari i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini ka deklaruar se zjarret që kanë përfshirë qytetin janë të qëllimshme. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Qazimi tha se për autorët e këtyre zjarreve duhet të veprojë dora e ligjit.

“Nuk duhet të jetë kështu për shkak të të nxehtit, por për shkak të dorës së njeriut. Nuk ka zjarr që mund të lindë për shkak të vapës. Vetëm dora e njeriut vepron, edhe  zjarri që ka pasur në Krastë të Elbasanit, ajo që ngelet për tu diskutuar është që të gjenden autorët e këtyre ngjarjeve.  Ky është një realitet dhe duhet të ngritur i gjithë opinioni në këmbë. Nuk mjaftojnë vetëm rojet e pyjeve që kemi vendosur ne. Zjarret bien në vende të spikatura, në vende që njerëzit kërkojnë të përfitojnë ose kërkojnë situata të pakëndshme. Për mua këtu duhet të veprojë dora e ligjit.”, tha Sejdini.

Sakaq, kryebashkiaku i Elbasanit ka shprehur gjithashtu shqetësimin për mungesën e investimeve në repartin zjarrfikës. Sipas tij, faji nuk mund t’i lihet pushtetit vendor, ndërkohë që shpenzimet për investime në shërbimin zjarrfikës janë të mëdha.

“Ministri ishte por nuk mori asnjë kontakt me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe as zjarrfikëses të cilët ishin gjatë gjithë kohës në krye të detyrës dhe në atë kohë kur ishte ministri kishte përfunduar gjithçka. Do të ishte mirë të kishte marrë një kontakt dhe të kishte kontaktuar edhe për situatën dhe për ngjarjen, edhe për situatën e makinave të zjarrfikëses. Ky është një problem madhor që çdo verë duhet tja kujtojmë për të arritur atë që duhet. Janë me mjete shumë të vjetra. Nuk mund ti lësh fajin pushtetit vendor kur dihet që investimet në zjarrfikësin janë investime të mëdha, por të domosdoshme. Duhet të fillohet nga veshja e zjarrfikësve, për të ardhur më pas te makina, shkallët etj. 

Mjetet janë të amortizuara dhe po ti kishte një privat do ti kishte nxjerrë jashtë përdorimit. Shpërndarja e mjeteve dhe gjithçka i thënë nga pushteti qëndror pushtetit lokal ka qenë e cunguar. Edhe fondet për zjarrfikëset i ka ministria e Brendshme dhe ne e kemi funksion të deleguar.”, tha Sejdini. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: qazim sejdini
Pas

Maturantja nga Librazhdi denoncon drejtoreshën e shkollës: Na merr lekë për diplomën e maturës

Para

Kapoja i rrjetit shqiptar të kokainës, dënohet me 17 vjet burg në Britani

Para
Kapoja i rrjetit shqiptar të kokainës, dënohet me 17 vjet burg në Britani

Kapoja i rrjetit shqiptar të kokainës, dënohet me 17 vjet burg në Britani

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia shpëton dy persona në rrezik në det në “Ranën e Hedhun”

Kaliforni, oficerët e policisë shpëtojnë foshnjën e harruar në makinë në temperaturën 43 gradë

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Të paktën 24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

Zjarr në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat përreth lagjes (PAMJE)

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit

Pushimet në Lezhë kthehen në tragjedi, 23-vjeçari dërgohet nga familjarët në spital pa shenja jete

Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik

Beogradi i përfshirë nga protestat masive, Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë me dhunë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.