Katër familje në zonën e Ulëzës luftojnë prej mbrëmjes së shkuar me flakët e zjarrit, ndërsa ende nuk duket gjëkundi ndihma e strukturave shtetërore.
Shuarja e flakëve është e pamundur me forca zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirisë së largësisë së zonës.
Familjet kërkojnë ndihmë nga ajri për shuarjen e flakëve, dhe vetë janë përpjekur gjatë gjithë orevë të fundit të bëjnë ç’të munden.
Ndërkohë, Emergjencat Civile bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 vatra zjarri në të gjithë vendin.
Sipas Emergjencave, në operacione janë angazhuar 98 zjarrfikëse si dhe 140 forca të ushtrisë e dhjetëra vullnetarë.
(E.K/SHUPLAKA)