Pak ditë më parë kantautori Flori Mumajesi anulloi të gjitha koncertet e tij për shkak se ishte i sëmurë.
Mirëpo pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore, Flori sëbashku me Klajdi Harunin, Brunon e DJ Vickyn, publikuan hitin më të ri të titulluar “karma”, të kënduar në spanjisht.
Të shumtë ishin ata që e uruan grupin e “Treedots” për projektin e ri, mirëpo kishte edhe nga ata skeptikë të cilët nuk besonin se këngëtari ishte vërtet sëmurë, apo ashtu sikurse thotë vetë ai, kishte edhe nga ata që u gëzuan për këtë.
Vetëm pak çaste më parë, përmes një mesazhi të publikuar në facebook, Flori ka falenderuar të gjithë ata që kanë shprehur hqetësimin e tyre lidhur me shëndetin e tij, ndërsa atyre që u gëzuan u kujton se nuk mund të gëzohen me fatkeqësinë etjetrit pasi një ditë mund t’u ndodhë edhe atyre e njëjta gjë.
“Faleminderit te gjithe atyre qe me kane shrkuar per shendetin keto dite, po edhe atyre qe nuk munden… Ndersa atyre qe ju be qejfi apo benin komente te tipit (MIRE TI BEHET) ju them se dje me ndodhi mua, neser mund t’ju ndodhi juve! Nuk mund te gezoheni me fatkeqsine e dikujt. Lutem per ju, Zoti ju pastrofte shpirtin dhe te kuptoni se eshte me bukur te duash se sa te urresh…Nga neser bashke me djemte do ti rikthehemi koncerteve”, shkruan Flori. (D.D/Shuplaka)